Ministrja e Infrastrukturës: Investimi nxit zhvillimin ekonomik, do shmangë trafikun në Durrës

Punimet në kantierin e Lotit të 3 të rrugës Porto Romano-Durrës po ecin me ritme të shpejta. Ministrja Belinda Balluku inspektoi nga afër punimet dhe theksoi se ky segment do të lehtësoje dhe qarkullimin drejt portit të ri të mallrave.

“Lotin e 3 e kemi nisur Shtatorin e kaluar këtë kantier dhe tashmë çdo gjë ka marrë formë dhe shtrati i rrugës është i dukshëm. Drejtimi i rrugës në perëndim na lidh me portin e ri që ka nisur puna për ndërtimin e tij dhe zhvillimi i tij ka lidhje me projektin e Emirateve që ka marrë përsipër dhe ndërtimin dhe kthimin e portit të Durrësit në një pikë turistike për Mesdheun”, është shprehur Balluku

Investimi pritet të përfundojë në fund të Shtatorit sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë

“Duke mbyllur të gjithë landfillit dhe duke krijuar përmirësimin e mjedisit do të mundet që të kemi një frymë tjetër për Durrësin. Infrastruktura që po ndërtojmë ne sot si nga ana industriale dhe ajo urbane do ti japë më shumë prioritet për dekadat e ardhshme. Java e fundit të shtatorit është dhe fundi i projektit”, ka thënë ajo.

Ndërtimi i kësaj arterie të rëndësishme në qarkun e Durrësit do të eliminoje trafikun e rënduar në qytetin bregdetar, pasi ka disa nyje lidhëse edhe me kryeqytetin. 

Klan News