Punimet për Spitalin Rajonal Memorial të Fierit po vijojnë në ditën e 57 të tyre.

Disa ditë më parë koordinatori i projektit të spitalit, Evis Berberi pohoi se deri më tani ka përfunduar rreth 70% e punës për ndërtimin e godinave.

Përveç pavijoneve ka marrë formë hyrja kryesore e spitalit, ndërsa me ritme të shpejta vijon puna për ndërtimin e godinës qendrore.

Spitali i Fierit zë një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 prej të cilave strukturë spitalore, me një kosto që arrin 70 milionë euro./tvklan.al