Në datën 04 Prill do të vihet në përdorim Plani i Menaxhimit të trafikut 2.

Në vijim të punimeve për Lotin 1 “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana.

Konkretisht hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijnë nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.

Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundwsohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Kryqëzimi i rrugës “Vangjel Noti” me rrugën “Buna”, ardhja nga “Petrit Radovick”, që vijon në rrugën “Vangjel Noti”, do të devijohet majtas tek shinat e trenit në drejtim të rrugës “Buna” për të dalë tek “Jordan Misja”, ura e Paskuqanit dhe Bulevardi Zogu i Parë.

Për këto punime që po kryhen në rrugë kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe banorëve./tvklan.al