Veliaj: Vijon puna për rehabilitimin deri në Kashar

Ecuria e punimeve të zgjatimit të lumit të Lanës nga materniteti ri në drejtim të rrethrrotullimit të Kasharit janë inspektuar nga kryebashkiaku Veliaj. Ai bëri me dije se puna do të vijojë dhe në krahun tjetër nga Pallati me Shigjeta në drejtim të Kasharit pasi është finalizuar marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve.

“Kemi mbërritur me zgjatimin e Lanës deri në Shkozë, ndërkohë që më në fund kemi finalizuar marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për zgjatimin tjetër nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, që Tirana të ketë realisht një aks kryesor buzë lumit i cili jo vetëm sjell hijeshi, por rrit në mënyrë të paimagjinueshme vlerën e pronës. Do të ketë akses për makinat, se janë korsi dhe bulevarde me 3 kalime në secilën anë. Do të ketë edhe një korsi të pandërprerë biçikletash, që për herë të parë dikush mund të vijë nga Shkoza deri tek “Pallati me Shigjeta” me biçikletë”.

I gjthë segmenti përgjate Lanës në përfundim të projektit do të ketë  linjë urbane.

“Bashkia e Tiranës do të vendosë edhe transportin publik që të sigurohemi që i njëjti shërbim që është në pjesën e Tiranës së vjetër, të vazhdojë edhe në pjesën e Tiranës së re”.

Ky investim sipas Veliajt do çojë në rritjen e vlerës së pronës.

Tv Klan