Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën, për pezullim të punimeve tek parku i Liqenit Artificial, në Tiranë. Shoqëria Civile kërkoi shfuqizimin e vendimit të KKT për projektin te liqeni, ku po ndërtohet një kënd lojërash për fëmijët.

Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile kanë thënë se, me nisjen e punimeve janë shkelur një sërë të drejtash siç është ajo e të drejtës për informim, mbrojtjen e mjedisit, planifikimin e zhvillimin e territorit, vlerësimin mjedisor dhe ndikimin në mjedis. Por mbi të gjitha është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë./

tvklan.al

Lajmi në përditësim…