33-vjeçarja Jade Nicole dhe burri i saj nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur dy fëmijët e tyre. Ata kishin rreth 100,000 dollarë borxh dhe kjo gjë po ia bënte të pamundur jetën. Më pas ajo filloi të publikonte foto dhe video provokuese në Snapchat dhe jeta e saj ndryshoi.

Kur u bë përdoruese e aplikacionit në 2018, ajo fitoi 1000$ në muajin e parë dhe më pas nisi të fitonte më shumë. Në një muaj mund të merrte dhe 5,000 $. Paratë që ajo fitonte nga Snapchat shpëtuan familjen.

Më pas Jade zhvendosi biznesin e saj në faqen për të rritur OnlyFans ku mund të fitojë rreth 30,000 $ në muaj. Ajo ka bërë gjoksin operacion, ka mobiluar shumë moderne shtëpinë dhe bën shpesh herë pushime.

Jade, e cila jeton me partnerin e saj që nga viti 2006, thotë se kjo punë i ka dhënë më shumë shkëndija martesës së saj.

“Para se të bëja këtë punë seksuale në internet, unë isha një mama e cila rrinte vetëm në shtëpi. Isha një grua e mërzitshme dhe kishim një martesë monotone”, është shprehur Jade.

Tani që ka vënë një pasuri të madhe, Jade tregon se ka shumë dëshirë që të ndihmojë familjet në nevojë. Ajo ka kontaktuar me sistemin shkollor lokal për t’u lidhur me familjet që e kanë të vështirë të ushqehen. Ajo ka përgatitur paketa me ushqime dhe i dorëzoi në 50 shtëpi.

“Kjo punë më ka ndihmuar në shumë mënyra, por është vërtet e bukur që të përdor fitimet e mija për të ndihmuar dikë tjetër”, shprehet ajo. /tvklan.al