Kreshnik Cani, bashkëshorti i Sonila Canit, thotë se disa ditë përpara se të gjente të vdekur gruan e tij brenda banesës, ka marrë disa kërcënime.

Në një intervistë me gazetarin Spartak Koka për emisionin Unko në Klan Plus, Kreshniku thotë se ishte kërcënuar nga një tjetër shqiptar, shok i tij, për të cilin thotë se punonte gjithashtu në të njëjtën mënyrë për të nxjerrë “lekun e thjeshtë”.

Spartak Koka: Çfarë mosmarrëveshje keni patur ju me 21-vjeçarin dhe me të fejuarën e tij javët e fundit? Apo ka qenë për territor?

Kreshnik Cani: Për territor di unë. Kurse gjëra të tjera kam pasur mesazhe që sikur ai bashkëpunonte me policinë. Sikur kishin frikë nga gruaja ime, se për çfarë unë nuk e di. Po i bie që ka shkruajtur në mesazhe që i kam poshtë shtëpisë, i bie që i ka sjellë gruaja jote, është përmendur në mesazhe. Dëshiroj që t’i bësh publike ato mesazhe se po më ikën truri me tërë mend. Se ato mesazhet janë bazë. 2-3 më para kanë ndodhur.

Spartak Koka: Cilat kërcënime?

Kreshnik Cani: Që po është për të bërë keq, jam unë që të bëj keq, jo Sonila.

Spartak Koka: Si mund t’u bënte keq atyre? Po u rrezikonte punën?

Kreshnik Cani: Nuk e di. Mua më tregonte çdo gjë. Ajo ishte bazuar te mua, unë isha shtylla. Se faktikisht leku i thjeshtë është punë me rrezik. Dhe ja si përfundoi. Unë isha në dijeni për çdo gjë. Mua nuk mund të ma marri dot kalanë një njeri që nuk më njeh. Vetëm një njeri që ka hyrë në shtëpinë time si puna jote tani.   /tvklan.al