Persona të stafit të medias sociale Twitter janë akuzuar nga Shtetet e Bashkuara se kanë spiunuar për Arabinë Saudite.

Dy shtetas sauditë dhe një shtetas amerikan ishin rekrutuar nga zyrtarë të Riadit që prej vitit 2014 për të zbuluar identitetin e kritikëve të qeverisë të cilët janë shpallur fajtorë nga gjykatat amerikane. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa dy bashkëpunëtorët janë shpallur në kërkim.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se kompanitë dhe teknologjitë amerikane nuk mund të përdoren si instrumente për të zbuluar se kush janë personat të cilët janë kritik ndaj familjes mbretërore në Arabinë Saudite.

Sipas asaj që raporton BBC,  aktiviteti i paligjshëm mund të jetë urdhëruar nga princi i kurorës, Muhamed bin Salman, duke ditur se Twitter përdoret nga 1/3 e popullsisë saudite .

Zbulimi i autoriteteve amerikane vjen në kohën kur ka kaluar 1-vjetori i vrasjes së gazetarit saudit Jamal Kashogi, i cili u vra në Turqi pasi kritikonte fort qëndrimet e qeverisë së tij dhe të princit Muhamed bin Salman.

Klan Plus