Një punonjës i Policisë ka aksidentuar këmbësorin me inicialet F. Sh në bulevardin “Ismail Qemali”, në Vlorë.

Sipas asaj që njofton Policia, këmbësori është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në lidhje me rastin është njoftuar edhe AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.


Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.


/tvklan.al