Një punonjës spitali është arrestuar pasi dyshohet se filmoi veten duke torturuar pacientët dhe duke i rrahur me këpucë.

Zohaib Malik, një mbikëqyrës privat i sigurisë dhe mirëmbajtjes është akuzuar për abuzime të kryera në Spitalin Mayo në Lahore, Pakistan.

Pamjet që Malik filmoi veten nga një dhomë sekrete në spital u zbuluan në mediat sociale dhe ka nxitur policinë të ndërmarrë veprime.

Oficerët kanë mbledhur dëshmi të abuzimit të dukshëm gjatë tre muajve të fundit, ndërsa Malik ka qenë i punësuar në spital për 10 vjet.

Malik akuzohet se ka sjellë njerëz në dhomë për të cilët dyshonte se kishin kryer një krim, si shkelje, vjedhje apo sjellje të keqe, raporton Daily Star.

Polici Rizwan Tariq tha: Mund të thuash që ai sillej si gjyqtar brenda sallës së tij të gjyqit. Ai e merrte personin dhe pastaj i pyeste. Përdorte dhunën nëse nuk merrte përgjigjet që kërkonte.

Tariq shtoi se shumica e njerëzve të dyshuar që ishin torturuar ishin njerëz me të ardhura të ulta si të pastrehë. Policia nuk e di pse Malik ka filmuar veten, por besohet se ai donte të argëtohej.

Nga pamjet e publikuara shihet se Malik godet një burrë që është në dysheme me këpucë. Në një video tjetër, ai e ka kapur një burrë për flokësh dhe e godet disa herë.

Policia dyshon se stafi tjetër e ka ndihmuar Malik me veprimet abuzuese që ka bërë. Në mediat lokale është raportuar se Malik është pezulluar nga puna dhe një komitet hetimor prej tre anëtarësh është krijuar gjithashtu për të hetuar çështjen më tej. /tvklan.al