Në një bisedë të regjistruar për problemin e punonjëses së policisë bashkiake Devoll, Jona Ago, nga emisioni “Stop”, përgjegjësi Dashamir Çakëri, tha se heqja nga puna është urdhëruar nga kryetari për arsye politike.

Gazetari i emisionit “Stop” u takua me Kryetarin e Bashkisë Devoll, ku i pasqyroi të gjithë problematikën, pra për shkaqe politike një punonjëse e policisë bashkiake Devoll po hiqet nga puna, kryetari e mohoi kategorikisht këtë, pranoi që Jona Ago është në punë dhe do të qëndrojë në punë.

GazetariInteresohem për një problematikë, që ka ardhur në emisionin “Stop”, për një police bashkiake, Jona Ago, ngre pretendimin, që ka qenë prej 4 vitesh në këtë pozicion pune dhe e kanë larguar pa të drejtë, thotë.

Kryetari i Bashkisë, Eduard Duro-Po ku, s’është larguar?

GazetariAtë duam ne, ta zgjidhim!

Kryetari i Bashkisë, Eduard DuroPo jo ore, ku është larguar ajo nga puna?!

Gazetari-Epo i kanë sjellë këto letrat, nejse ajo procedurë shkarkimi është, se janë këto të Kodit të Punës.

Kryetari i Bashkisë, Eduard DuroPo!

GazetariQë e parashikon këtë mbledhje.

Kryetari i Bashkisë, Eduard DuroËshtë në punë akoma, kështu që…

GazetariNë punë është, se me uniformë ishte kur e mora, thotë këtu drejtori, Marseli, Jona Ago me detyrë police bashkiake Devoll, propozohet masën “largim nga puna”.

Kryetari i Bashkisë, Eduard DuroPo mirë më, ai propozon, po s’është e thënë se…

Gjatë këtij investigimi, “Stop” zbuloi se punonjësit e administratës së Bashkisë Devoll janë detyruar të japin nga 100 mijë lekë të vjetra, ndërsa drejtorët edhe më shumë për fushatën e 25 Prillit për kandidatin e PS, Qarku Devoll. Megjithëse u interesuam dhe na u premtua që Jona Ago nuk do të hiqet nga puna, ajo u shkarkua.

GazetariEdhe kemi dhe një detaj tjetër, që dua ta pyes, sepse kjo është shumë e paligjshme në lidhje me zgjedhjet dhe me kandidatin për deputet, që ka qenë këtu, keni dhënë ju 100 mijë Lekë si punonjës, për ta mbështetur në fushatë?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Unë jo!

GazetariTi jo, po të tjerët, kanë dhënë?

Dashamir Çakëri, PërgjegjësNuk e di!

DenoncuesjaNuk ke dhënë ti?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Jo!

GazetariSe na del, që vetëm Jona dhe një koleg tjetër nuk kanë dhënë edhe Jona hamendëson, që gjithë këto gjëra u mblodhën dhe…

DenoncuesjaTani Dashi, mos e moho para syve të mi! Bëhu pak burrë!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës-Jona, unë nuk bëhem asgjë, po leje tashi, se zotërinjtë edhe mund të incizojnë dhe le të incizojnë.

GazetariNe të incizuar jemi tani, se ne atë punë kemi.

Partneri i denoncuesesPo të jepja unë Lekë…

Dashamir Çakëri, PërgjegjësDëgjo vëllai Dashin! Unë ta thashë haptas, që Lushi nuk detyroi askënd, që të japë lekët, se mos kam qejf t’i jap unë Lekët. Sa t’i heq nga familja ime dhe të ikin për dhjamë qeni…

Partneri i denoncuesesSi do jap unë Lekë për fushatë parlamentare të PS-së?!

Dashamir Çakëri, PërgjegjësJam zënë në qoshe si plaka në valle…

Partneri i denoncuesesTi s’ke faj, ma the llafin, llafin, që të kanë thënë.

Dashamir Çakëri, PërgjegjësPor unë jam i detyruar, që të raportoj që filani, filani nuk dhanë.

Partneri i denoncueses-Normale, siç më the për këto lekët, për çdo gjë, do më raportosh! Pastaj pjesa tjetër, është e tija.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës-Të tërë i dhanë Lekët.

DenoncuesjaSa dhe ti? 500?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Po e kisha me kusht.

DenoncuesjaPo i jepje 100!

Dashamir Çakëri, PërgjegjësUnë më venë pisk, ca shokë e ca miq, që unë s’kam nga të vej.., ore po ç’keni me mua?! Unë kam një djalë student, që më do 200 mijë Lekë muaj për muaj, kam një 200 mijë lekëshe, që duhet të paguaj kredinë. /tvklan.al