Kryeministri Edi Rama iu drejtua punonjësve në institucionet e ligjit këtë mëngjes, duke u thënë që “të punojnë dhe të merren me dosjet”. “Bëni punën atje se merrni gjithë ato para! Keni paga të jashtëzakonshme, ç’a bëjnë atje ato 2 mijë punonjës?! Me dosjet merruni ju”, tha Rama.


Duke theksuar misionin e tij për ta çuar Shqipërinë në BE, tha se është beteja politike ajo që i jep adrenalinë.

“Unë shoh vetëm një gjë në këtë detyrë, ditën kur do vihet Albania te ajo tavolina e përbashkët politike. Kur fëmijët tanë të jenë të barabartë 100%! Unë jam njeriu më i shënjestruar, më i baltosur në Shqipëri! Ky është mision, ja pse nuk i kam marrë unë parasysh këto. Jo mor do t’i mëshoj tavolinës, se nuk është tavolina, është shpirti! Mos u bëni qesharakë tani, ç’a mielli ke marrë? S’kam nevojë fare, është tjetër droga ime, nuk e dini fare çfarë droge marrr unë. Beteja politike, kjo është adrenalina! Këto tjerat pastaj janë muhabete që ata që ua thonë mbase i kanë provuar vetë të gjitha. Pa i mëshu tavolinës, nuk lëvizin gjërat siç duhet”, deklaroi Rama këtë të Enjte në rubrikën e tij “Sy m’Sy”.

/tvklan.al