Një punonjës i Gardës së Republikës ka kallëzuar në polici se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.
Sipas asaj që njofton policia 36-vjeçari, Dh. P është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ku tashmë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve,” njofton policia./tvklan.al