Një vajzë 24-vjeçare e quajtur Beth Spiby e cila dikur punonte në një fast-food, tani është kthyer në një milionere.

Ajo mori vendimin të linte këtë punë në Manchester për të punuar në një platformë ku postohen foto me pullë të kuqe.

“Si ide më erdhi kur një miku im më tregoi këtë platformë”, ka treguar vajza.

Sipas “Mirror” ajo fiton rreth 15 mijë paund në muaj. Duke fituar aq shumë para, vajza filloi të shëtiste gjithë botën. Kur ishte duke bërë pushime në Australi, ajo u njoh me një vajzë e cila shumë shpejt u bë e dashura e saj. Tashmë ajo është zhvendosur në Australi.

“Kam bërë aq shumë para saqë vendosa të udhëtoj në të gjithë botën dhe përfundova këtu”, ka treguar Beth e cila është shumë krenare për punën që bën. /tvklan.al