E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë e ftuar Brikena Bregasi e cila rrëfen se tezja e saj është një nga postieret më të njohura në kryeqytet.

Pasi luftoi me kancerin dhe fatmirësisht ia doli, sot nuk rifillon dot punë pasi në postë nuk e pranojnë. Tezja është 57 vjeç. Kur nisi betejën me kancerin e la punën dhe përfitoi Kemp.

Por tashme  i kanë hequr Kemp-in pasi rezulton me shëndet të mirë dhe është e aftë për punë.

Zonja ka shkuar ne vendin e punës ku ka shërbyer për 25 vjet me radhë por ajo ende nuk po arrin dot të rifillojë, pasi kërkesa e saj është refuzuar nga Posta. Brikena kujdeset për të. Ajo nuk ka dashur të vij në program por Brikena e ka marrë këtë vendim që t’i vijë në ndihmë.

“Tezja ime është 57 vjeç, që në moshë të vogël ka qenë postiere tek PPT-ja e Tiranës, e futi gjyshi sepse edhe ai ka qenë postier. E futi gjyshi në punë që 19 vjeç, ka 35 vjet punë në PTT tek Tirana e Re, e njohin të gjithë, është një punëtore e rregullt, e palodhur, të gjitha të mirat i ka. Pra 5 vitesh ajo u sëmur, u operua nga gjiri, e hoqi, e nxorën në Kemp, pas tre viteve i thanë që je e aftë për punë. Shkon tek puna tek drejtori ata jo sot, jo nesër,e gënjenin, priste ta merrnin në telefon, shkon prapë atje,e përcjellin.

Ajo e papunë është, unë kam ardhur që të interesohem për një vend pune qoftë dhe pastruese, nuk dua punë tjetër sepse për 3 vite del në pension. Nuk ka mundësi financiare që të interesohet me ndonjë avokat, është pa punë, e mbaj unë. Unë jam e papunë, burri punon në Greqi dhe ai na mban, brenda muajit mund të iki dhe unë dhe ajo nuk ka as ku të hajë pastaj. Unë jetoj me mamin dhe tezen, mami merr 90 mijë lekë pension ato ikin drita dhe ujë”, është shprehur Brikena Bregasi e cila kërkon ndihmë për tezen. /tvklan.al