Një puro gjysmë e  tymosur nga ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, është  shitur  në  një  ankand  për  12,262 Dollarë.

Shtëpia  e  ankandit  e  përshkroi  puron  si  një  relike  të  lezetshme  të  historisë.  

Cigarja prej  10 cm mbante  etiketën  “La Corona, Winston Churchill” dhe  u ble nga një koleksionist në Florida.

Puron e kishte gjetur një ushtar britanik, në maj të vitit 1947 kur kishin fluturuar me avion gjatë kohës së luftës  nga Britania në Paris. Ushtari e ka ruajtur për shumë vite derisa sot u shit për më shumë se 12 mijë Dollarë. 

Puro ishte një mjet identifikues për imazhin publik të Churchill. 

Burimi: Klan Plus