Pushim të paguar për aborte spontane


Pushim të paguar për aborte spontane

15:31 25/03/2021

Zelanda e re bëhet shteti i dytë në botë që miraton një ligj të tillë

Nëse një grua në Zelandën e re pëson abort spontan ose lindin foshnje të vdekur, do të kenë të drejtën që të marrë një pushim të paguar.

Ky është ligji më i ri i miratuar nga paralamenti. Deputetja Ginny Andersen, e cila paraqiti projekt-ligjin, tha se kjo do të lejojë nënat dhe partnerët e tyre “të pajtohen me humbjen e tyre”.

Projekt-ligji zbatohet gjithashtu për ata që kanë një fëmijë përmes birësimit ose fekondimit in-vitro.

Zelanda e Re është vetëm vendi i dytë në botë që ka futur masën, pas Indisë. Legjislacioni, i cili u miratua unanimisht në parlament, parashikon tre ditë leje për humbjen e fëmijës.

Andersen është shprehur se një në katër gra në Zelandën e Re ka pasur një abort spontan dhe ajo shpresonte se dispozita e re do t’u jepte atyre kohë për të përballuar humbjen e femijës.

“Hidhërimi i tyre nuk është një sëmundje, është një humbje. Dhe humbja kërkon kohë”, është shprehur ajo, duke shtuar se Zelanda e Re ishte duke udhëhequr rrugën për legjislacionin progresiv.

Një vit më parë, parlamenti miratoi një projekt-ligj reformë që dekriminalizoi abortin dhe lejoi gratë të zgjedhin ta kryejnë atë deri në 20 javë të shtatzënisë.

Klan News







Të ngjashme