Duket se rikthimi tek Juventus i ka bërë mirë Allegri-t. Trajneri italian ka zgjedhur t’i kalojë pushimet në ishullin e Ischia. I shoqëruar nga partnerja e tij, Ambra, Massimiliano është fotografuar duke pushuar në një jaht.

“Në pritje të kampionatit, trajneri bardhezi dhe partnerja e tij po kalojnë disa ditë relaksi në Borgo Sant’Angelo”, shkruan Corriere dello Sport. Siç duket, Allgeri ka zgjedhur që të dirigjojë nga pushimet merkaton e Juventusit.

Massimiliano Allegri u rikthye në pankinën e “Zonjës së Vjetër” pas dy vitesh pushim. Tashmë fokusi më i madh është drejt Europianit 2020, megjithatë me mbarimin e turneut në radhët e Juventus mund të ketë surpriza.

E ardhmja e Cristiano Ronaldo është e paqartë. Po ashtu edhe Dybala është në dilemë pasi së shpejti i mbaron kontrata, megjithatë nën drejtimin e Allegrit argjentinasi ka pasur sezone të mira./tvklan.al