gjykata-adm_1Gjykata Administrative po mbushet me padi të punonjësve të administratës të shkarkuar nga detyra që kërkojnë dëmshpërblim ose kthim në detyrë. Janë qindra dosje që po shqyrtohen në Tiranë dhe në rrethe.

Lumë padishë në gjykatat administrativë të Tiranës e Vlorës kundër shkarkimeve nga puna në administratën shtetërore.

Janë me qindra dosje për të cilat gjyqësori ka dhënë vendime dhe qindra të tjera që presin për t’u shqyrtuar.

Vetëm në Tiranë, që nga nisja e funksionimit të gjykatës administrative janë adresuar 450 padi për marrëdhënie pune. Zyrtarisht mësohet se pjesa më e madhe e tyre kanë si objekt dëmshpërblimin për zgjidhjen e marrëdhënies së punës.

Ndër institucionet e paditura, vendin e parë e ze Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndaj së cilës janë ngritur afro 140 padi.

Në Gjykatën Administrative të Vlorës, mbi 50 çështje kanë marrë vendim të formës së prerë në favor të personave që kanë paditur institucionet shtetërore për shkarkim të paligjshëm nga puna.

Në total, numri i padive në këtë gjykatë arrin në 200 dhe pjesa më e madhe e tyre ka si objekt lagimet nga puna në administratën shtetërore.

Por numri i çështjeve me këtë objekt pritet të shtohet, për shkak të kalimit të çështjeve administrative nga gjykata e shkallës së parë.

Me qindra çështje të tjera me objekt shkarkimet e paligjshme nga puna po shqyrtohen edhe në 4 gjykatat e tjera administrative të vendit.