Pushimi i çështjes ndaj Bashës, PS: Teatër i turpshëm

Pushimi i çështjes ndaj Bashës, PS: Teatër i turpshëm

19:33 13/01/2020

“KLP e KLGJ të hetojnë gabimet proceduriale me dashje”

Ndaj vendimit të gjykatës që pushoi hetimet për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e PD-së, ka reaguar Partia Socialiste.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e cilësoi një teatër të turpshëm pushimin e çështjes hetimore ndaj Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të Partisë Demokratike.

Ai i kërkoi Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë të hetojnë gabimet proceduriale të cilat i cilësoi me dashje.

“Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim. Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare. Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin ‘kap çfarë të kapësh’, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm”, shkruan Balla.

Para vendimit, ai theksoi se, gjykata duhet ta rikthente për hetime të mëtejshme këtë dosje të cilat mund të kryheshin edhe nga SPAK.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi