Pushohen hetimet për dosjen “CEZ”

Pushohen hetimet për dosjen “CEZ”

17:30 24/01/2020

“Nuk ka elementë të veprës penale”

Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për dosjen e njohur për privatizimin e kompanisë OSSHE tek çekët e “CEZ”. Gjyqtari Lazër Sallaku pranoi kërkesën e prokurorisë me argumentin se nuk ka vepër penale në kohën që është kryer privatizimi.

Për çështjen “CEZ” u ngrit një komision hetimor parlamentar pasi procedura e privatizimit u konsiderua korruptive. Ndërsa seancën e kaluar ish-kryetari i komisionit hetimor për çështjen “CEZ”, Taulant Balla kërkoi që çështja t’i kalonte SPAK-ut, por gjykata vendosi pasditen e së premtes ta pushojë.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi