Zgjedhjet e katërta kombëtare nuk prodhuan asnjë fitues

Perspektivat e kryeministrit Benjamin Netanyahu për mbajtjen e pushtetit duket shumë e pasigurt pasi rezultatet nga numërimi i 90% të votave në zgjedhjet e katërta kombëtare të Izraelit nuk e nxorën atë fitues.

Sipas Reuters blloku i tij i krahut të djathtë, mund të ketë tetë ulëse më pak sesa duhet për formim të qeverisë së re.

Netanyahu, lideri që ka shërbyer më gjatë në Izrael, është zotuar për të formuar qeverinë e krahut të djathtë, të drejtuar nga Partia e tij Likud. Këto zgjedhjeve janë konsideruar si referendum për udhëheqësin e Netanyahut.

Fushata e kryeministrit 71-vjeçar është fokusuar në programin e Izraelit për vaksinim të popullsisë kundër koronavirusit, dhe suksesin në diplomaci, për të normalizuar lidhjet me disa shtete arabe.

Këto zgjedhje pasuan nga tre zgjedhje të tjera në të cilat as Netanyahu dhe as kundërshtarët e tij të qendrës së majtë nuk fituan shumicën në parlamentin me 120 vende.

Partia Yamina e Naftali Bennett një ish-ministër i mbrojtjes i cili favorizon aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor të okupuar nga Izraeli parashikohet të fitojë shtatë vende. Bennett ende nuk ka thënë se do të mbështeste Netanyahu.

Nëse do të shfaqet një qeveri e djathtë, ajo ka të ngjarë të ketë mosmarrëveshje me administratën e presidentit të SHBA Joe Biden për çështje të tilla si shtetësia palestineze dhe angazhimi nga Shtetet e Bashkuara me Iranin armik të Izraelit mbi programin e saj bërthamor.

Klan News