Temperaturat e larta kanë bërë që qindra pushues të dynden drejt bregdetit të Durrësit. Nga Ura e Dajlanit deri te Plepat, çdo metër katror i plazhit është mbipopulluar me familjarë, të rinj dhe të moshuar që kërkojnë të shijojnë detin dhe diellin.
Një pjesë e madhe e tyre kanë vënë re përmirësime të dukshme sa i përket kushteve të plazhit këtë vit. Sezoni veror në Durrës ka filluar me shumë gjallëri dhe optimizëm, duke ofruar një destinacion të shkëlqyer për pushuesit që kërkojnë të shijojnë diellin, detin dhe mikpritjen e ngrohtë durrsake.
Klan News