Takimi i Anxhit dhe Xhonit është komentuar në studion e “Talk Love Story” në dhomën e kuqe nga Selma, një prej konkurrenteve për të cilat Xhoni ka shprehur pëlqim në fillim dhe nis Vitin e Ri me një takim me të.

Të dy janë përfolur shumë nga gjithë konkurrentët pasi kanë bërë tre takime me njëri-tjetrin dhe ende nuk ka një puthje mes tyre.

Selma: Ishte njësoj siç ishte takimi i dytë. Nuk kishte ndonjë dinamikë.

Xhoni: Në prapaskenë unë e puth, por përpara kamerave e ka shumë vështirë se do e shohi çuni vetë.

Selma: Edhe për mua puthja është intime, nuk jam shumë e dhënë pas puthjeve në takime. Duhet ta ndjej dhe duhet të kem siguri për të bërë një hap me një person.

Anxhi: Në disa ditë mendoj se jam gati ta puth Xhonin. Ideale do të ishte në një darkë romantike vetëm ne të dy.

Selma: Fakti që ata nuk puthen në ekran është gjë e mirë për ne, e keqe për ata.

Xhoni: Deri tani s’ka pasur puthje mes meje dhe Anxhit. Me asnjë nuk jam puthur, jam i vetmi fronist që nuk kam puthur asnjë vajzë.

“Kur fiken kamerat… Në një emision dashurie kemi frikë nga dashuria?!”

Xhoni ka treguar në “Talk Love Story” se ai dhe Anxhi janë të gatshëm të puthen, por para kamerave kanë një pavendosmëri.

Sellma është e zgjedhura e parë e Xhonit për takim në Vitin e Ri 2022, në spektaklin e të hënës më 3 Janar do të ndjekim takimin e tyre. A janë puthur? Ka diçka më shumë mes tyre?

Opinionistja Zhaklin Lekatari ka treguar në Talk se ajo ka vënë re marrëdhënien e Xhonit dhe Anxhit që sipas saj ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe janë puthur, por nuk duan ta tregojnë këtë para kamerave.

Zhaklin Lekatari: Midis Xhonit dhe Anxhit ka një ndjenjë të vërtetë, këtë e dalloj para se të futem në studio, gjatë kohës që kemi pushime. Kur fiken kamerat ne e kuptojmë se kush ka interes për kë dhe kush bën lojë. Kur unë flas dua të them gjëra me mend, prandaj i vëzhgojë gjatë gjithë kohës ndonëse ata nuk e dinë. Midis tyre kam edhe xhirime dhe shoh që janë shumë të dhënë pas njëri-tjetrit. Më pëlqen Xhoni që do ta respektojë dhe në fund të ditës thotë djali Anxhit do rritet, nuk e dimë si do shkojë marrëdhënia jonë, por puthja do ngeli.

Eni Shehu: Ka patur një puthje jashtë kamerave?

Zhaklin Lekatari: Unë mendoj që ka patur një puthje, por nuk duan ta thonë, se shoh shumë kimi mes tyre dhe afërsi fizike. Jemi duke gjykuar puthjet në takim të parë, unë dua një siguri nga partneri, nuk prekem, pastaj do ta mendoj. Në një emision dashurie kemi frikë nga dashuria. Besimi funksionon në të njëjtën mënyrë, nëse presim besimin e tjetrit 100% mund të presim 100 vjet dhe nuk vjen kurrë. Nëse do të hysh në një marrëdhënie ti hyn në marrëdhënie dhe e ndërtoni besimin me njëri-tjetrin vetëm ju kur ta jetoni. Mos humbni kohë! /tvklan.al