Portretet e dy njerëzve që puthen u gjetën në disa pllaka të gdhendura në Mesopotani

Puthja e parë e dokumentuar është dhënë para 4500 vitesh në Mesopotami. Janë gjetur dëshmi në disa pllaka argjile ku janë të gdhendur portretet e dy njerëzve që puthen, që vërteton se kjo praktikë e shkëmbimit të afeksionit është vërtët shumë e lashtë.

Deri më sot, nga gjurmët e gjetura, dëshmia më antike që njerëzimi dispononte mbi puthjen si praktikë ishte 3500-vjeçare, në Azinë jugore.

Studimi është publikuar në revistën Science dhe është rezultat i punës kërkimore të Universitetit danez të Copenhagen që ka arritur të analizojë mijëra tavoleta me shkrime kunieforme të Mesopotamisë, civilizimi i lashtë e i ndritur që shtrihej dikur aty ku sot ndodhen Siria dhe Iraku.

Në këto pllaka argjile që janë deshifruar, përmbajnë shembuj shumë të qartë që puthja konsiderohej pjesë e intimitetit romantik, por edhe miqësitë dhe afeksionet familjare që nga kohë shumë të lashta.

Madje një gjë e tillë është vërtetuar edhe tek disa lloje primatësh, majmunësh, gjë që konfirmon më tepër hipotezën se puthja nuk lindi apo u përhap në një rajon të veçantë e më pas u bë kulturë, por ndoshta me shumë mundësi është një gjë që lind me njeriun, që në krye të herës.

Klan News