Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur, Rezarta Shkurta, përmes disa postimeve në Instagram ka treguar së është duke shijuar disa ditë pushimi me familjen.

Së bashku me bashkëshortin, Ermal Hoxhën dhe vajzën e saj, Herën, ata kanë zgjedhur bregdetin e jugut për pushimet e kësaj vere.

Rezarta ka ndarë me fansat në rrjetet sociale edhe një video me disa nga çastet e bukura që është duke shijuar me partnerin e saj.

View this post on Instagram

• Gjysma ime ❤️

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

Video është realizuar në një jaht luksoz, ku Rezarta nuk nguron të ndajë me ndjekësit edhe disa çaste intime me bashkëshortin. Ata shihen të përqafuar dhe duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit./tvklan.al