Moderatorja Bora Zemani së bashku me djalin e saj Arborin ishin të ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, në Tv Klan. Ajo foli për ndjesinë që ka përjetuar në momentin kur solli në jetë djalin e saj dhe u shpreh se ka qenë si dashuri me shikim të parë dhe njëkohësisht një emocion mjaft i fortë.

Bora është shumë e lidhur me djalin e saj dhe vazhdimisht poston në rrjetet sociale foto dhe video të ndryshme, ku nuk mungojnë edhe puthjet në buzë.

Në lidhje me këtë fakt, moderatorja u shpreh se është një zgjedhje e vetë prindërve. Ajo shtoi se nuk e privon veten e saj që t’ia shprehë dashurinë djalit të saj duke e puthur si në faqe, ashtu edhe në buzë.

Bora Zemani: Të gjithë prindërit e kanë zgjedhje të tyren. Unë nuk e privoj veten në mënyrën si ia shpreh dashurinë Arborit. Nëse më vjen ta puth kudo, e puth kudo, si në faqe, si në buzë. E kemi këtë puthjen një shprehje dashurie shumë të pastër ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë nuk them asgjë as për ata që janë kundër kësaj gjëje. Unë kam përshtypjen secili e shijon si të dojë.

Rudina Magjistari: Ja ke shpjeguar ndërkohë? E bën diferencën?

Bora Zemani: I di vetë në fakt këto gjëra dhe m’i thotë dhe vetë. Një çift i martuar thotë puthet në buzë, por dhe ne të dy, nuk ka problem.

Rudina Magjistari: E planifikon, mendon që do vijë një moment dhe do ta ndërpresësh, do t’i thuash stop më?

Bora Zemani: Sigurisht! E kemi rralluar shumë kohët e fundit në fakt. Kam përshtypjen vijnë natyrshëm këto gjëra./tvklan.al