Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka uruar bashkëshortin e saj Vitmarin për ditëlindje. Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një video me disa kujtime të bukura që kanë kaluar pranë njëri-tjetrit.

Video ishte e mbushur me plot puthje në buzë, përqafime dhe shumë dashuri.

“Një mijë fjalë, një mijë puthje nuk do mjaftonin për të të treguar sa dashni ka kjo zemra ime për ty. Për ty që je gjithçka për mua. Gëzuar ditëlindjen o shpirt i bukur dhe i rrallë. Të dua pafund”, ishin fjalët e Marselës krah kësaj video. /tvklan.al