Love Island Albania ka thyer rekorde shikueshmërie që në ditët e para. ‘Reality show’ më i ndjekur i momentit në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri, na ka gozhduar para ekranit. Episodet ditore transmetohen çdo ditë në orën 18:20, ndërkohë që ‘Prime’ të dielën, në orën 21:00 në Televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Ajo që zgjoi shumë pikëpyetje te shikuesit ishte përdorimi i telefonit nga ishullorët, për të cilin ne sjellim një artikull me detaje dhe mund ta lexoni këtu.

Tre të larguarit nga vila e dashurisë janë Sergei, Irisi dhe Salioni. Sergei u eliminua natë e parë të prime, pasi ky i fundit ngeli ‘single’. Iris ishte ndër ishulloret më pak të votuara nga publiku dhe vendimin për ta larguar nga vila e dashurisë që ndodhet në jug të Shqipërisë e morën djemtë, të cilët mes saj dhe Sofielës zgjodhën të largojnë përfundimisht nga vila Irisin.

Largimi i Salionit ishte i papritur për të gjithë. Ai u eliminuan në një nga mbledhjet që patën në ‘fire pit’, pasi ‘bombshell’ i ri i vilës së dashurisë, (Denisi), zgjodhi të bëhej çift me partneren e tij (Aisha).

Më poshtë po ju sjellim disa nga fotot ekskluzive që gjenden në telefonat që ata kishin brenda vilës./Love Island Albania