Putin dhe Erdogan arrijnë marrëveshjen për Sirinë

Posta

Putin dhe Erdogan arrijnë marrëveshjen për Sirinë

16:20 23/10/2019

Kurdët të tërhiqen brenda 6 ditësh, por kundërshton Asad

Qetësia mbretëron në Tal Abjad, qytetin e populluar nga kurdët në veri të Sirisë.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga amerikanët mes turqve dhe kurdëve skadoi këtë të mërkurë, por ia ka lënë vendin një armëpushimi të ri. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus, Vladimir Putin ranë dakord në Sochi për t’u lënë militantëve kurdë, 6 ditë të tjera afat për t’u larguar nga zonat veriore të Sirisë.

“Terroristët kurdë dhe armatimet e tyre do të qëndrojnë 30 kilometra larg kufirit tonë. Fortifikimet e tyre do të shkatërrohen. Në zonë do të patrullojnë sëbashku turqit dhe rusët”, tha Erdogan.

Ndërsa Putin shtoi se “vendimet janë shumë të rëndësishme dhe do të sjellin një zgjidhje për situatën.”

Kundër hyrjes së ushtrisë turke në veri të Sirisë është Presidenti sirian, Bashar al-Asad, i cili akuzon Ankaranë se kërkon të zotërojë puset e naftës në zonat kurde. Dritën e shpresës e sheh tek prania edhe e forcave të aleatit të tij Vladimir Putin. Marrëveshja Ankara–Moskë nxjerr krejtësisht jashtë loje amerikanët, që tashmë janë tërhequr drejt Irakut. I dërguari special i Uashingtonit për Sirinë, Xhejms Xhefri tha në komisionin e sigurisë në senat, se marrëveshja Moskë – Ankara rrezikon ringjalljen e Shtetit Islamik dhe shkaktare për këtë sipas tij është ndërhyrja turke.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi