Lideri korean është i pasionuar pas automjeteve të shtrenjta

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un një makinë luksoze të prodhimit rus. Mediat e huaja shkruajnë se kjo është një tjetër shenjë e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve që kanë ngritur shqetësime tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mjeti iu dorëzua ndihmësve kryesorë të Kim të dielën.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte një automjet Aurus i cili është përdorur shpesh edhe nga vetë Putin.

Kim Jong-un besohet të jetë i pasionuar pas makinave dhe se ka një koleksion të automjeteve të huaja luksoze.

Motra e Kim, Yo Jong u shpreh se dhurata shërben si një demonstrim i qartë i marrëdhënieve të veçanta personale midis liderëve të lartë të dy vendeve.

Por Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut reagoi duke thënë se dhurata shkel sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut.

Klan News