Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhënë një titull nderi një brigade të akuzuar nga Ukraina për kryerjen e veprimeve mizore mbi civilët në qytetin e Bucha-s.

Një dekret i nënshkruar nga Putini i dha Brigadës ruse së 64-të titullin “Roje” për “heroizmin dhe guximin e madh dhe këmbënguljen” e anëtarëve të saj.

Nga ana tjetër, Ukraina pretendon se më shumë 300 civilë ukrainas janë vrarë nga rusët në Bucha, ndërkohë që Moska mohon çdolloj përfshirje në mizorinë ndaj ukrainasve.

Putin nënshkroi gjithashtu një dekret që përcakton një pagesë prej 5 milionë rubla shtesë (47,200 £; 62,000 dollarë) nëse një roje kufitare ruse vdes ndërsa shërbente në kufirin ukrainas, si dhe në kufijtë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk./tvklan.al