Obama_Putin_phonePresidenti rus Vladimir Putin i kërkon homologut amerikan Barak Obama, uljen sëbashku në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e krizës ukrainase.

Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate për shtyp.

Kërkesën, Putin ia bëri Obamës gjatë një bisede telefonike.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, gjatë bisedës u diskutua për planin amerikan për largimin e përforcimeve ushtarake ruse nga kufiri me Ukrainën.

U diskutua gjithashtu për tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga Krimea, si dhe një plan që do të garantojë sigurinë e rusishtfolësve në këtë rajon.

R. Prifti

Putin e vuri edhe një herë theksin tek rreziku që përbëjnë ekstremistët e djathtë në Kiev, për sigurinë e Ukrainës dhe rusishtfolësve në këtë vend.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Obama nënvizoi se zgjidhja diplomatike është   e vetmja rrugë për krizën ukrainase.

U diskutua gjithashtu edhe rreziku i shkëputjes së rajonit rusisht-folës Transdniestër nga Moldavia