Është i njohur pasioni i tij për sportet, veçanërisht për ato ekstreme. Megjithatë presidenti rus Vladimir Putin nuk i zgjodhi ato për këtë fundviti.

Shefi i Kremlinit zbriti në pistën e Hockey pranë vendit të tij të punës në sheshin e kuq në Moskë. Mori me vete edhe pjesëtarë të qeverisë si ministrin e mbrojtjes Sergei Shojgu, për t’u përballur me ish-lojtarë të Ligës ruse të Hockeyt të Natës.

Shkathtësia nuk i mungoi gjatë sfidës. Ekipi i presidentit fitoi 12 me 7. Liga është themeluar në vitin 2011 me nismën e Putinit, i cili synon t’a shndërrojë në sa më popullor këtë sport që e ka me mjaft pasion. Çdo sezon festash të fundvitit, atmosferës festive të Moskës nuk i mungon pista e Hockeyt në sheshin e kuq.

Tv Klan