Presidenti Vladimir Putin ka vendosur një “vijë të kuqe” për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Në këtë mënyrë kreu i Kremlinit sinjalizoi se Moska do të përgjigjet me armë bërthamore nëse ata lejojnë Ukrainën të godasë thellë brenda Rusisë me raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi.

Analistet thonë se Putin është i shqetësuar në lidhje me sigurinë kombëtare të Rusisë.

Bahram Ghiassee, analist: Ajo që Putin deklaroi mendoj se tregon se ai është i shqetësuar në lidhje me kërcënimin ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë. Për këtë arsye ai e sheh të nevojshme të paralajmërojë Perëndimin, veçanërisht SHBA-të dhe NATO-n, se ka një kufi për atë që ata mund të bëjnë në të vërtetë.

Sipas tyre do te kishte pasoja serioze nëse i jepet drita jeshile Ukrainës.

Bahram Ghiassee, analist: Qeveritë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar po shqyrtojnë nëse do të lejojnë Ukrainën të përdorë raketat për të sulmuar brenda Rusisë. Pra, Putini po thotë: “Thjesht ndalojeni këtë para se të ketë pasoja shumë të rënda.

Menjëherë reagoi Kievi duke e akuzuar presidentin rus për shantazh bërthamor.

Klan News