“Mos kaloni vijën e kuqe në Ukrainë, do të pendoheni”

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron Perëndimin të mos e kalojë atë që ai e quajti “vijë të kuqe”, duke rrezikuar sigurinë dhe interesat e Rusisë. Duke folur në fjalimin e përvitshëm të Gjendjes së Vendit para Dhomës së Lartë të Parlamentit, shefi i Kremlinit akuzoi Perëndimin për provokime me rritjen e tensioneve në Ukrainë.

“Organizatorëve të provokimeve që kërcënojnë interesat jetike të sigurisë u them se do të pendohen siç nuk janë penduar prej kohësh për ndonjë gjë”.

Perëndimin e bëri përgjegjës edhe për përpjekjet për organizimin e një grushti shteti kundër aleatit të tij, Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Autoritetet e këtij vendi thanë javën e kaluar se agjentët amerikanë u përpoqën të vrisnin Lukashenkon në një atentat që u zbulua falë ndihmës së zbulimit rus.

Rusia ka pozicionuar mbi 100 mijë trupa ushtarake në Krime dhe përgjatë kufirit me Ukrainën, pasi Presidenti i këtij vendi shpalosi planet për antarësim në NATO. Pamjet satelitore faktojnë praninë e madhe të ushtrisë ruse në kufi.

Tv Klan