BBC raporton se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbështet planet për të dërguar luftëtarë vullnetarë në Ukrainë.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurisë në Rusi, ai tha se ata që duan të dalin vullnetarë për të luftuar së bashku me forcat ruse do të lejohen.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se janë rreth 16 mijë vullnetarë në Lindjen e Mesme të cilët janë gati të luftojnë me forcat e mbështetura nga Rusia./tvklan.al