Këto pamje të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters, nga brenda Penianit ku përpara se të filmosh duhet të kalosh shumë procedura të vështira me autoritetet komuniste tregojnë përgatitjet që janë bërë për pritjen e Vladimir Putinit, i cili viziton Korenë e Veriut pas dy dekadash e gjysmë. Duke nisur nga aeroporti deri në qendër, rrugët janë mbushur me flamuj të Rusisë.
Vizita e Putinit është parashikuar për këtë të martë, teksa shefi i Kremlinit do të udhëtojë nga qyteti siberian i Jakutskut, ku zhvilloi takime para nisjes, i shoqëruar nga ministri i jashtëm dhe ai i mbrojtjes. Mediat ndërkombëtare e kanë patur shumë të vështirë të sigurojnë detaje nga axhenda e vizitës së Putinit, përveçse “ngritja e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve” siç njoftoi agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA.
Uashingtoni dhe Seuli kanë bindjen se Putin e sheh Korenë e Veirut si një furnitor ideal dhe me tepër leverdi për blerjen e raketave për t’i përdorur në luftën e Ukrainës. Ndërsa komunistëve të Penianit u intereson thellimi i partneritetit me Moskës, për zhvillimin e ekonomisë së rrënuar nga nga sanksionet perëndimore prej dekadash, me të cilat Rusia po përballet vitet e fundit.
Tv Klan