“Putin njeh vetëm forcën”, tensione me Moskën pasi u zbulua helmimi i Navalny-t

“Putin njeh vetëm forcën”, tensione me Moskën pasi u zbulua helmimi i Navalny-t

23:14 03/09/2020

Perëndimi kërkon përgjigje nga Moska pas sulmit ndaj kritikut më të madh të presidentit rus, Vladimir Putin. Helmimin e Alexei Navalny-t, shtetet perëndimore e kanë quajtur si sulm “frikacak dhe të neveritshëm”.

Britania e Madhe u shpreh se Kremlini ka për detyrë të shpjegohet për çështjen, ndërkohë që NATO bëri thirrje për investigim të plotë dhe transparent të ngjarjes.

Angela Merkel po përballet me presion në lidhje me helmimin e Navalny-t, sakaq shtohen pyetjet për të ardhmen e gazsjellësit Nord Stream 2.

Një ligjvënës gjerman u shpreh se “forca është e vemja gjuhë që Putin kupton”, duke hedhur idenë se Kremlini kishte piketuar Navalny-n për të treguar forcën dhe intimiduar protestuesit e Bjellorusisë.

Por Rusia mohoi akuzat dhe Moska zyrtare kërkoi që Europa të mos nxitohej duke dalë në përfundime pa u bërë hetimi i plotë.

Dy javë më parë, teksa fluturonte për nga Siberia, lideri opozitës Ruse, Alexei Navalny ra pa ndjenja në avion dhe për pasojë u dërgua me urgjencë në një klinikë gjermane, ku ende ndodhet në koma.

Laboratori ushtarak gjerman zbuloi se Navalny ishte helmuar me Novichok, i njëjti i përdorur edhe për helmimin e agjentit sekret Skripal dhe vajzës së tij disa vite më parë në Britani./tvklan.al



Të ngjashme