Vladimir Putin refuzoi propozimin e Volodimir Zelenskit për bisedime paqeje në Ukrainë në rang presidendësh. Ftesa ishte për në Stamboll këtë të enjte, por Kremlini dërgoi vetëm një ekip diplomatësh e ushtarakësh. Presidenti ukrainas, megjithatë mbërriti në Stamboll, ku e quajti delegacionin rus të dërguar nga shefi i Kremlinit si “zbukurim”.

Për Zelenskin, vendimet në Moskë i merr Putini dhe nuk ka kuptim të bisedohet me vartësit e tij. Gjatë vizitës në Stamboll, ai u takua me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Takimi i parë i drejtpërdrejtë mes Kievit dhe Moskës, i nxitur nga Uashingtoni pritet të zhvillohet këtë të enjte, por ende nuk ka një orar. Presidenti amerikan Donald Tramp, nxitës i bisedimeve për paqen në Ukrainë tha se takimi mes liderëve të Rusisë dhe Ukrainës, do të ndodhë vetëm pasi ai të takohet me Putinin.

Pasi Uashingtoni ndërmjetësoi mes Kievit dhe Moskës me takime të veçanta, javën e kaluar Tramp kërkoi nisjen e takimeve të drejtpërdrejta mes palëve. Zelenski tentoi ta ngrejë menjëherë nivelin e bisedimeve në rang presidentësh, por Putin nuk e konsideron të jashtëligjshëm presidentin ukrainas pasi atij i ka mbaruar mandati vitin e kaluar, ndonëse qëndron në post falë ligjit të luftës.

Tv Klan