Javët e fundit, udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së kanë pohuar se blloku po i afrohet miratimit të një pakete tjetër sanksionesh ndaj Rusisë që do të përfshinte një formë embargoje ndaj naftës ruse.
Po ashtu, Gjermania ka sinjalizuar se është e vendosur që të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në fund të vitit.
Putin: “Giving up Russian energy resources will make Europe the region with the highest energy costs in the world systematically, for the long term. And this may have very serious […] irreversible consequences for a significant part of European industry.” pic.twitter.com/zVbDIDvdMQ
— max seddon (@maxseddon) May 17, 2022
Këto plane, kanë nxitur një sërë reagimesh dhe paralajmërimesh nga figura të larta të Kremlinit. Gjithashtu edhe presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë jehonë deklaratave të tilla gjatë një videokonference ditën e sotme me zyrtarët.
Putin paralajmëroi se Evropa do të përballet me kostot më të larta të energjisë në botë nëse propozime të tilla bëhen realitet. Putin shtoi se mund të ketë pasoja të pakthyeshme për një pjesë të konsiderueshme të industrisë evropiane./tvklan.al