Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia është dakord për një armëpushim në Ukrainë, por kjo sipas tij, duhet të çojë në zgjdhjen përfundimtare të kësaj krize.
“Ne pajtohemi me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në idenë se armëpushimi do të çojë në një paqe afatgjatë”, tha Vladimir Putin.
Gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me Presidentin bjellorus Aleksander Lukashenko, Putin ka falënderuar edhe Presidentin amerikan Donald Trump për përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje në Ukrainë, por ngriti edhe pikëpyetje mbi mënyrën e zbatimit të këtij plani 30 ditor.
“Kush do të vendosë se ku ka pasur shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Mendoj se duhet të negociojmë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë, ndoshta një telefonatë me Presidentin Trump, por vetë ideja për t’i dhënë fund këtij konflikti me mjete paqësore ne e mbështesim atë”, tha Presidenti Putin.
Presidenti amerikan Donald Trump i cilësoi si premtues këto qëndrime të Putin, por jo të plotë. Gjate një takimi në Shtëpine e Bardhe me shefin e NATO-s Mark Rutte, Trump tha se do t’i pëlqente të takonte Putinin si përpjekje për t’i dhënë fund luftës.
Ai i tha gazetareve se i dërguari i tij Steve Witkoff është në diskutime serioze në Rusi. Witkoff pritet të takohet së shpejti me shefin e Kremlinit.
Tv Klan