“NATO po përgatitej të sulmonte Rusinë”

Ushtria e Vladimir Putinit u përpoq të demonstronte forcën këtë 9 Maj me paradën e përvitshme që përkujton Triumfin ndaj Nazizmit, edhe pse krenaria e tyre u venit këto dy muaj gjatë sulmit në Ukrainë ku pësuan dëme të konsiderueshme.

Megjithatë, shefi i Kremlinit pranoi se sulmi po i shkakton vendit kosto njerëzore.

Vladimir Putin:Çdo humbje nga radhët e ushtarëve dhe oficerëve tanëështë një pikëllim më vete për të gjithë ne…

Putin renditi arsyet pse e urdhëroi sulmin e 24 Shkurtit në Ukrainë.

Vladimir Putin:Rusia ndërhyri duke i paraprirë një sulmi nga perëndimi. Blloku i NATO-s nisi të aktivizojë ushtrinë në territoret ngjitur me ne. Kievi njoftoi marrjen e armëve bërthamore. Ky ishte një kërcënim sistematik, absolutisht i papranueshëm për ne.

Pavarësisht pjesëmarrjes në provat e ditëve të fundit, forcat ajrore që planifikoheshin të fluturonin në formacion Z nuk u shfaqën në qiejt e paradës, për arsye të paqarta, edhe pse moti ishte i mirë. Edhe pse Putin mohoi se do t’i shpallte luftë në këtë ditë fqinjit jugor, zyrtarët në Kiev i bënë thirrje popullit të mos dalin nga vendstrehimet, ndërsa sistemi i paralajmërimit është në gatishmëri. Putinin nuk e besojnë më, pasi deri në orët e fundit para nisjes së sulmit e mohoi këtë mundësi. Sakaq edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u shfaq në sheshin qendror të Kievit të boshatisur, ku shprehu bindjen për fitoren e kësaj beteje kundër rusëve.

Tv Klan