Donald Tramp është përfolur gjerësisht për lidhje të fshehta me Moskën. Por presidenti rus Vladimir Putin preferon Xho Bajdenin në krye të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti aktual i Shtëpisë së Bardhë ishte përzgjedhja e Putnit, kur një gazetar rus e pyeti në një intervistë se cili nga kandidatët potenciale në zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti do të ishte më mirë për Rusinë.

“Bajdenin. Ka më shumë eksperiencë, është i parashikueshëm, një politikan i shkollës së vjetër”.

Megjithatë, Putin vazhdoi duke qeshur se është gati të punojë me këdo që zgjidher në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kjo është hera e parë që Putin komenton zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Baahkuara. Marrëdhëniet mes Bajdenit dhe Putinit janë acaruar pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë.

Në një nga deklaratë në mars të 2021-shit pak javë pasi u ngjit në Shtëpinë e Bardhë, Bajden akuzoi Putinin se u përpoq të ndikonte kundër tij në rezultatin e zgjedhjeve të 2020-ës në favor të Trampit dhe kërcënoi se për këtë, Putin do ta paguante.

Tv Klan