Rusia i ka identifikuar 2 personat e dyshuar për helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Lajmin e dha vetë presidenti Vladimir Putin në një dalje publike.

“Ne e dimë kush janë ata, i kemi gjetur. Shpresoj që së shpejti ata të dorëzohen e të tregojnë gjithçka. Ju siguroj se nuk ka asgjë të veçantë këtu, do ta zbulojmë në një të ardhme të afërt.”

Putin sqaroi se atë janë civilë dhe jo pjesë e forcave speciale të ushtrisë, siç pretendohet nga autoritetet britanike. Megjithatë presidenti rus nuk sqaroi nëse personat që janë identifikuar nga policia janë të njëjtët që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Britania e Madhe.

Një javë më parë, Londra akuzoi zyrtarisht dy rusët, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, për sulmin e 4 Marsit në Salisbëri. Sipas policisë britanike ata kishin hyrë nga aeroporti i Gatuikut, 2 ditë përpara sulmit.

Britania e Madhe fajëson zyrtarisht Moskën për sulmin, por kjo e fundit e mohon akuzat duke i quajtur të pabaza.

Tv Klan