Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar ndaj sulmit me raketa në Siri nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Shkelje të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, e ka konsideruar Putin lëshimin e raketave ndaj regjimit të Bashar Al Assad.

“Me këto veprime, Uashingtoni po nxit një valë të re azilkërkuesve nga Siria dhe i gjithë rajoni”,

ka thënë Presidenti rus Vladimir Putin.

Gjatë natës, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca nisën sulmet ajrore me raketa në Siri për të shkatërruar bazat e armëve kimike të regjimit të Presidentit Bashar Al Assad. Rusia, e cila konsideron aleat Sirinë, ka deklaruar se veprimi i SHBA nuk do të kalojë pa pasoja.

/tvklan.al