Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se nuk synon ndarjen e Bashkimit Evropian. Ky deklaratë e tij vjen para se të zhvillojë vizitën në Austri, në të parin shtet perëndimor për afro brenda një viti.

Putin duke folur për median austriake ORF, ka thënë se ai dëshiron një BE të bashkuar dhe prosperuese, duke e quajtur këtë bashkësi si partnerin më të rëndësishëm komercial dhe ekonomik.

Presidenti rus gjithashtu ka hedhur poshtë raportimet e lidhjes mes të partisë së tij ‘Rusia e Bashkuar’ dhe asaj austriake të krahut të djathtë, ‘Partisë së Lirisë’.

“Ka shumë probleme në zemër të BE-së, rreziku dhe problemet janë edhe për ne

”, ka thënë Putin.

“Ne duhet që të ndërtojmë bashkëpunim me BE-në. Nuk e kemi synim të ndajmë diçka ose dikë brenda BE-së

”, deklaroi Presidenti rus.

/

klankosova