Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar nga detyra gjeneralin zv/ministër të Mbrojtjes së Rusisë, Dmitry Bulgakov.

Ai është akuzuar se ka dështuar të menaxhojë në furnizimin me pajisje të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Lajmi është njoftuar në Telegram nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

67-vjeçari u lirua nga detyra për t’u transferuar në një rol të ri, sipas Kremlinit.

Bulgakov do të zëvendësohet nga gjenerali Mikhail Mizintsev, i cili menaxhoi rrethimin nga forcat ruse të qytetit port në Ukrainë, Mariupol.

/tvklan.al