Për herë të parë që nga viti 2015, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin priti udhëheqësin sirian, Bashar al-Assad, në Moskë. Në një njoftim të Kremlinit thuhet se Putin ka kritikuar forcat e huaja që janë në Siri pa një mandat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke akuzuar SHBA dhe Turqinë. Në konfliktin dhjetë vjeçar sirian, Putin ka qenë aleati më i fuqishëm i Assad-it.

Që prej vitit 2015, Mbështetja ushtarake ruse, përfshirë forcat ajrore, ndihmoi regjimin sirian të rimarrë kontrollin e një pjesë të madhe të territorit nga kryengritësit. Megjithatë, qëllimi nuk u arrit pasi disa pjesë të Sirisë mbeten jashtë kontrollit shtetëror. Bastioni i fundit i madh i rebelëve anti-Assad që është në pjesën më të madhe të veriut dhe veriperëndimi është nën kontrollin e forcave turke.

Forcat amerikane janë të vendosura në lindje dhe verilindje të kontrolluar nga kurdët. Regjimin e Assad-it e ka mbështetur edhe Irani. Vetë udhëheqësi sirian ka bërë pak udhëtime jashtë vendit që nga fillimi i luftës më 2011. Ndërsa Putin i tha Assad-it se forcat e huaja në Siri, të cilat qëndrojnë pa një vendim të OKB -së, ishin një pengesë për konsolidimin e tij.

Klan News