Pas incidentit me avionin luftarak rus, që u rrëzua nga forcat ajrore turke në kufirin turko – sirian, që çoi në pikën më të ulët marrëdhëniet mes dy vendeve, Rusia dhe Turqia vijojnë të forcojnë marrëdhëniet mes tyre.

Presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi Turqinë, ku u takua me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdoan. Dy liderët ranë dakord për ndërtimin e dy gazsjellësve që do të mundësojnë futjen e gazit rus në Turqi, e përmes kësaj të fundit në Europë.

Projekti TurkStream do t’i lejojë Moskës të forcojë pozitat në tregun europian dhe të ndërpresë marrëdhëniet me Ukrainën, aktualisht furnizuesi kryesor i gazit rus në Europë. Putin dhe Erdoan bënë thirrje gjithashtu për ndërprerje të gjakderdhjes në Siri, si edhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo.

Tv Klan